25 Prill 2024

Kosova i sheh me prioritet të veçantë marrëdhëniet me Francën

Prishtinë, 31 mars - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim grupin e deputetëve nga Asambleja Kombëtare e Francës, në kuadër të takimeve të Grupit të miqësisë parlamentare, Francë-Kosovë.

Në delegacionin të cilit i printe Znj. Genevieve Gosselin-Fleury, deputete e Asamblesë Kombëtare të Francës dhe kryetare e Grupit të miqësisë Francë-Kosovë, bënin pjesë edhe Ambasadorja e Francës në Kosovë, Daviet, Francis Hillemeyer, nënkryetar i grupit, Rene Roquet, anëtar i Grupit të miqësisë, nënkryetar i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kryesues i delegacionit të Francës në Këshillin e Evropës, Jean-Luc Reitzer, Thiery Beaugendre, anëtar dhe sekretar administrativ të Grupit të miqësisë dhe Roxane Baux, atashe parlamentare e kryesueses.

Në takim, u bisedua për marrëdhëniet e deritashme shumë të mira ndërmjet dy parlamenteve: Asamblesë Kombëtare të Francës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Veseli foli për gjendjen aktuale në vend, agjendën legjislative dhe përkushtimin për të përshpejtuar proceset euro-integruese.

Ai po ashtu theksoi se Asambleja Kombëtare e Francës është referencë e përhershme e lirive njerëzore dhe vlerave demokratike, për të gjitha vendet që aspirojnë standardet më të larta të demokracisë.

Kuvendi i Kosovës i sheh me prioritet të veçantë marrëdhëniet me Asamblenë Kombëtare të Francës, ka theksuar i legjislativit të Kosovës.

Kryetari Veseli dhe Grupi i miqësisë së Asamblesë Kombëtare të Francës biseduan për nevojë që ka  Kosova për mbështetjen në  integrimet evropiane dhe organizatat tjera ndërkombëtare, ku Republika e Kosovës e ka vendin dhe  e ka vullnetin t’i takojë sa më parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)