25 Prill 2024

Vlerësohet bashkëpunimi i drejtësisë së Kosovës me atë të Turqisë

Prishtinë, 30 mars – Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha me bashkëpunëtorë, sot ka pritur në takim një delegacion të institucioneve të sistemit të Drejtësisë së Turqisë, i kryesuar nga Yilmaz Akçil, kryetar i Akademisë së Drejtësisë së Turqisë.

Në fillim të takimit, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka njoftuar mysafiret me organizmin e sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës dhe me punët që është duke i bërë ky sistem. Ai tha se Prokurori i Shtetit vlerëson mbështetjen që i është bërë sistemit prokurorial të Kosovës nga Akademia e Drejtësisë së Turqisë.

U.d. i Kryeprokurorit pasi ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm të sistemeve të drejtësisë se dy vendeve, ka shpreh nevojën që Akademia e Drejtësisë së Turqisë të vazhdojë mbështetjen për sistemin prokurorial të Kosovës, përmes trajnimeve në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Në anën tjetër, kryetari i Akademisë së Drejtësisë së Turqisë, Yilmaz Akçil, pasi ka falënderuar Kryeprokurorin për mikpritjen, tha se sistemi i drejtësisë së Turqisë dhe i Kosovës kanë një bashkëpunim shumë të mirë, ndërsa shtoi se ky bashkëpunim mund të thellohet edhe më shumë.

Kryetari Akçil, shprehi gatishmërinë e tij që institucioni që ai udhëheq, të organizojë trajnime për prokurorët e Kosovës në shumë fusha, në veçanti në fushën e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit, ku sipas tij, prokurorët e Kosovës mund t’i shtojnë njohuritë e tyre në luftën kundër fushave të lartcekura.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)