29 Mars 2024

Arrihet marrëveshja për shuarjen e “Mbrojtjes Civile”

Prishtinë 26 mars - Qeveria e Kosovës njofton se sot pasdite është arritur Marrëveshja për çështjen e të ashtuquajturës “Mbrojtja civile” me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast Ministrja për Dialogun Edita Tahiri, e cila ka udhëhequr negociatat për këtë çështje ka deklaruar se arritja e kësaj marrëveshje mes tre palëve, Kosovës, Serbisë dhe BE-së e cila është përmbyllur sot pasdite ka një rëndësi të madhe sepse i jep fund strukturës ilegale të ashtuquajtur “Mbrojtja civile” dhe mundëson integrimin e ish-pjesëtareve të sajë në institucionet e Republikës së Kosovës.

\"Procesi i bisedimeve ka qenë gjatë dhe i mundimshëm për gati dy vjet, ndërsa në periudhën e fundit shkurt-mars të këtij viti negociatat janë zhvilluar në mënyrë bilaterale, mes BE-së dhe të dy shteteve dhe fundi ishte i suksesshëm, rezultoi me marrëveshje të nënshkruar nga tre palët. \"

Marrëveshja në fjalë parasheh procesin e zhbërjes së kësaj strukture paramilitare dhe procesin e integrimit të individëve në institucionet civile të shtetit të Kosovës, specifikon obligimet e palëve dhe afatet kohore të zbatimit.

\"Marrëveshja parasheh mbylljen e të gjitha objekteve, zyrave dhe depove që kanë qenë në shfrytëzim nga kjo strukturë ilegale në komunat veriore të Kosovës dhe dorëzimin e tyre institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo marrëveshje duhet të zbatohet deri më 1 shtator 2015”, tha Ministrja Tahiri.

Ministrja Tahiri tha se me këtë rast dëshirojmë të falënderoj Bashkimin Evropian për një punë të suksesshme për ndërmjetësimin e kësaj marrëveshjeje si dhe SHBA-të për mbështetje dhe angazhim në këtë proces.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)