26 Prill 2024

Demolli ngushëllon popullin gjerman për aksidentin ajror

Prishtinë, 26 mars - Ministri i FSK-së, Haki Demolli  ngushëlloi Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë dhe Atasheun Ushtarak të Gjermanisë, në Bosnje dhe Hercegovinë me rastin e aksidentit tragjik të aeroplanit të ‘’Germanwings’’.

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli me rastin e aksidentit tragjik të aeroplanit të kompanisë së fluturimeve‘’Germanëings’’,   të Republikës Federale Gjermane, në të cilën humbën jetën pasagjerët dhe stafi i ekuipazhit, i dërgoj një letër ngushëllimi Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe shefes së saj zonj. Angelika Viets si dhe Atasheut Ushtarak të Gjermanisë në Sarajevë, të Bosnje dhe Hercegovinës, nënkolonel Rupert j. Steeger.

Më ketë rast ministri Demolli, në emër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe nëpërmjet të kësaj Letre ngushëllimi, u shprehu ngushëllimet më të thella për vdekjen udhëtarëve dhe stafit të ekuipazhit nga aksidenti tragjik i aeroplanit gjerman në Alpet e Francës. Ne, shkroi ministri Demolli ndajmë pikëllimin dhe dhembjen me të gjitha ato familje që humbën më të dashurit e tyre në këtë aksident tragjik të aeroplanit të udhëtarëve.

Më tej, ministri Haki Demolli  shprehu gjithashtu gatishmërinë që  Forca e Sigurisë së Kosovës të dërgojë ekipe të kërkim shpëtimit në vendin e tragjedisë, për të ndihmuar autoritetet atje.

Dhe krejt në fund Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli  e përsëriti edhe njëherë bindjen dhe konsideratën më të lartë duke u shprehur se: ‘’ Zemrat tona janë me ju në këtë kohë pikëllimi të thellë’’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)