20 Prill 2024

Hetime për dyshimet për shantazhe zgjedhjen e Kryeprokurorit

Prishtinë, 6 mars -  Ushtruesi i detyrë së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka autorizuar Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, për të zhvilluar hetim preliminar, në lidhje me akuzat publike për dyshimet se ka pasur shantazhe ndaj anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në këtë drejtim, do të sigurohen të gjitha informacionet e publikuara në media dhe shqetësimet e ngritura nga disa organizata të shoqërisë civile.

Pas hetimit preliminar dhe rezultateve, Prokurori i Shtetit do të veproj konform autorizimeve të përcaktuara me ligj dhe opinioni publik do të informohet në kohë reale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)