25 Prill 2024

Komandanti i KFOR-it, vizitoi Malin e Zi

Prishtinë, 6 mars - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo ishte dje në Mal të Zi për të mbajtë një sërë takimesh me Ministrin malazez të Mbrojtjes, Ministrin e Brendshëm dhe shefin e Mbrojtjes.

Gjatë takimit Ministri i Brendshëm, Rasko Konjevic dhe Komandanti i KFOR-it patën mundësinë për të diskutuar situatën e sigurisë dhe bashkëpunimin në rajon.

Ata ranë dakord mbi rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë (nëpërmjet bordeve teknike dhe politike) midis autoriteteve të Kosovës dhe Malit të Zi për menaxhimin e kufirit të përbashkët, me qëllim të parandalimit të krimit ndërkufitar dhe aktiviteteve të paligjshme.

Gjenerali Figliuolo u takua gjithashtu edhe me Ministren e Mbrojtjes, Prof. Milica Pejanovic Djurisic. Ministrja e Mbrojtjes nënvizoi rëndësinë e KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë sipas Rezolutës OKB-së 1244.

Ajo theksoi rëndësinë e rolit efektiv të KFOR-it për të rritur stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme në këtë zonë, për të mirën e zhvillimit të përgjithshëm të rajonit, që aktualisht përballet me një krizë ekonomike kritike.

Shefi i Mbrojtjes, Admirali Dragan Samardzic, ishte autoriteti i fundit malazez i cili mirëpriti Komandantin e KFOR-it në Podgoricë.

Komandanti i KFOR-it pati mundësinë të diskutoj rreth situatës së sigurisë në rajon.

Gjenerali Figliuolo shprehu vlerësimin e tij për kontributin e rëndësishëm të bërë nga Forcat e Armatosura të Malit të Zi të zbuarkura në misionet paqeruajtëse shumëkombëshe, ndërsa Admirali Samardzic shprehu  shpresën e tij se Mali i Zi së shpejti do të mund të bashkohet me NATO-n, pas përmbushjes së përgjithshme të standardeve të Aleancës për hyrje në këtë organizatë.

Këto bisedime të nivelit të lartë në Podgoricë pasuan nga bisedime të ngjashme në Tiranë, Shkup dhe Nish, të cilat u mbajtën gjatë disa muajve të fundit, dhe janë kryer në përputhje me Marrëveshjen Teknike Ushtarake (MTA), e njohur si Marrëveshja Kumanovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)