26 Prill 2024

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘Dhënie ryshfeti

Pejë, 6 mars - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se rreth orës 13:20 në fshatin Qyshk - Pejë , Njësiti i Trafikut Rajonal-Pejë, ka ndaluar të dyshuarin Milosh Milivojeviq lindur vitin 1960 shtetas i Serbisë , i cili ishte duke drejtuar automjetin me targa regjistrimi të shtetit të Sllovenisë.

Të njëjtit për shkak te tejkalimit te shpejtësisë oficerët policor i kanë kërkuar  dokumentacioni përkatës sipas detyrës.

Lidhur me ketë zyrtarëve policor , në momentin e fillimit të plotësimit të kundërvajtjes për tejkalim shpejtësie, i dyshuari ju ofron një bankënotë prej 20 (njëzeteuro) që mos t’i shkruajnë kundërvajtjen.

Lidhur me këtë veprim të kundërligjshëm , i njëjti është njoftuar nga oficerët policor për veprën e kryer me ç’rast është arrestuar. Është bere intervistimi i tij në NJHKEK- DRP Pejë në prezencë të përkthyesit të autorizuar (licencuar) dhe avokatit mbrojtës. Pas intervistimit me urdhër të

prokurorit shtetit i njëjti është liruar  në mënyrë që me datën, 06.03.2015 ne ora 11:00 te paraqitet pran Gjykatës Themelore Peje,që të vazhdohet me proceduar të mëtejme ligjore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)