24 Prill 2024

Lirohet një i pandehur në Pejë

Prishtinë, 6 mars - Më 3 mars, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një gjyqtar vendas, pas shqyrtimit gjyqësor kryesor të mbajtur në Gjykatën Themelore të Pejës, e shfajësuan të pandehurin K.H. në lidhje me veprën penale Vrasje e Rëndë.

Trupi gjykues vlerësoi se ekzistonin rrethana, të cilat e përjashtonin përgjegjësinë penale të pandehurit dhe nuk ishte vërtetuar që i akuzuari e kishte kryer veprën për të cilin akuzohej.

Incidenti i pretenduar ndodhi në gusht 2006, në fshatin Banjë afër Pejës. Fillimisht i akuzuari ishte gjykuar dhe liruar nga Gjykata e Qarkut e Pejës më 2007. Prokurori ushtroi ankesë në vitin 2009, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës urdhëroi rigjykim.

Rigjykimi filloi në vitin 2012, por i pandehuri kishte ikur dhe nuk mori pjesë në gjykim. Një gjyqtar ndërkombëtar lëshoi urdhër për arrestimin e tij. I pandehuri u arrestua dhe rigjykimi filloi në vitin 2014.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i Kosovës nga Prokuroria e Shtetit në Pejë. Aktgjykimi me shkrim do të shpallet brenda tridhjetë ditëve. Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)