20 Prill 2024

Organizatat e shoqërisë civile distancohen nga Florent Muqaj

Prishtinë, 6 mars - Organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, përmes një shkrese i janë drejtuar Këshillit Prokurorial dhe Prokurorisë së Shtetit me kërkesë që të hetohen veprimet e dyshimta të anëtarit të KPK-së, Florent Muqajt.

\"Po Ju drejtohemi me këtë kërkesë për të paraqitur shqetësimet tona lidhur me ngjarjet të cilat kanë ndodhur në Këshillin Prokurorial të Kosovës gjatë diskutimeve dhe marrjes së vendimit për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Për ne janë shqetësuese raportimet se disa nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës janë ndier të shantazhuar gjatë procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorit\", thuhet në shkresën e këtyre organizateve.

Me këtë shkresë organizatat jo-qeveritare, janë distancuar nga secili veprim të cilin Florent Muqajt si përfaqësues i shoqërisë civile në KPK e ka ndërmarrë.

\"Për ne si organizata joqeveritare janë të papranueshme veprimet e raportuara të cilat thonë se në këto shantazhe është përfshirë edhe anëtari i KPK-së Florent Muqaj i cili në këtë pozitë është përzgjedhur si përfaqësues i shoqërisë civile gjatë një procesi i cili gjatë tërë kohës është parë si proces i dyshimtë nga organizatat e shoqërisë civile\", theksohet me tutje.

Pjesë e ketyre organizatave janë:Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese - BIRN, Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres – INPO, Instituti për Studime të Avancuara – GAP, Instituti Demokratik i Kosovës – KDI, Syri i Vizionit, Qendra e Trajnime dhe Burimeve për Avokim – ATRC, Internews Kosova, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, Qendra për Ndihmë Juridike Falas – CLARD dhe Ec ma Ndryshe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)