24 Prill 2024

FSK shënoi 17 vjetorin e Epopesë së UÇK-së me ceremoni ushtarake

Prishtinë, 5 mars - Manifestimi qendror në shënimin e 17 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në nderim të Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit u mbajt në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë.

Përvjetori i 17-të i rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari u mbajt nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa.

Në këtë manifestim morën pjesë: kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari, ambasadorë, ministra, deputet, veteranë, invalidë dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, qytetarë dhe nxënës të shkollave të Kosovës.   

Manifestimi filloi me intonimin e himnit shtetëror të Republikës së Kosovës ekzekutuar nga Orkestra frymore e FSK-së. Pas revistës, kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa , komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe Smajl Elezaj përfaqësues i Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, vendosen kurora me lule pranë Obeliskut të dëshmorëve, në kujtim dhe nderim të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.

Në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, me një fjalë tematike u paraqitën, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, kryeministri Isa Mustafa dhe në emër të familjes Jashari dhe familjeve të dëshmorëve, përshëndeti Bekim Jashari.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në fjalën e tij, theksoi se Republika e Kosovës sot shënon një datë të veçantë të historisë së saj të re, 5 marsin, ditën e rënies heroike të Heroit të Kosovës, Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

\"Ditët e Epopesë së UÇK-së nuk reshtën deri më 12 qershor 1999, kur Kosova u çlirua përfundimisht dhe së bashku me përkrahjen e botës demokratike nisi një fazë të re, atë të shtet ndërtimit të paqes dhe zhvillimit Kryeministri shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e vendeve demokratike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, që në ditët më të vështira na dolën krah dhe së bashku me ta vulosëm lirinë tonë, ka thënë më tej kryeministri.“17-vjetori i rënies së Adem Jasharit dhe bashke familjarëve të tij e gjen Kosovën me shumë arritje; Kosova e njohur nga 108 shtete, anekënd globit, ka vënë marrëdhënie të ngushta me shumë vende të botës, duke e forcuar subjektivitetin e saj ndërkombëtar dhe duke shënuar rezultate të prekshme në çdo fushë të jetës”.

Për krijimin e Forcave të Armatosura, kryeministri Mustafa tha: “Transformimi i UÇK-së në TMK dhe i kësaj të fundit në FSK është vetëm një nga rrëfimet e shumta të suksesit të Kosovës së lirë, sovrane e demokratike. Kuptohet, procesi i avancimit të FSK-së do të vazhdojë më tej me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat do të jenë forca moderne ushtarake, të pajisura me të gjitha cilësitë e nevojshme të një ushtrie të aftë për të siguruar stabilitet e paqe dhe për të marrë pjesë në misione humanitare e paqësore me synim që të ketë vendin e vet në NATO”

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Kadri Kastrati, në manifestimin për shënimin e 17 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, theksoi se rezistenca dhe sakrifica e familjes Jashari në kullat e Jasharajve ishte dhe do të mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm, duke na përkujtuar se sa e shtrenjtë është liria”, për të shtuar se, “FSK-ja është forcë e të rinjve, forcë e brumosur me të kaluarën e lavdishme, si dhe forcë që po punon aktivisht për të ndërtuar të ardhmen. FSK-ja është institucioni i sigurisë më i besueshëm në vend. Kjo është arritur falë punës së palodhshme dhe përkushtimit të gjithë pjesëtarëve të saj”.

Ndërsa, për të arriturat e FSK-së, gjeneral Kastrati tha: “Pjesëtarët tanë sot shkollohen nëpër shkolla dhe akademi prestigjioze anekënd botës, përfshirë edhe ato të NATO-s, ku po tregojnë rezultate të larta. FSK ka treguar se është e gatshme që të dislokohet shpejt dhe të përkrah vendeve të rajonit, siç ishte rasti i vërshimeve të fundit në Shqipëri”.

Për transformimin e FSK-së në FAK, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, tha se tashmë, FSK ka përfunduar një proces të gjatë të ngritjes dhe zhvillimit profesional dhe po përgatitet për transformimin e saj në FAK, transformim ky që do të përmbyll një rrugëtim të gjatë të angazhimeve tona.

\"Ky nivel është arritur falë përkrahjes së vazhdueshme të SHBA-ve dhe partnerëve tanë, të cilët na kanë ndihmuar dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë në arritjen e standardeve profesionale”.

Në emër të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve, manifestimin e përshëndeti Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit.

Në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ministri Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati ndanë medalje për ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe stafin civil të dalluar të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia ushtarake u mbyll me Marshin ushtarak të ekzekutuar nga Orkestra Frymore e FSK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)