29 Mars 2024

Sot nisë epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Prishtinë, 5 mars - Me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, sot, nesër dhe pasnesër organizon manifestimin gjithë-popullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari.

Sot në Kazermen \"Adem Jashari\" në Prishtinë do të mbahet ceremonia ushtarake e Forcës së Sigurisë së  Kosovës.

Në këtë ceremoni para të pranishmeve do të mbajnë fjalime; Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës zoti Isa Mustafa, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Ksastrati dhe përfaqësuesi i familjes Jashari.

Në ceremoni do të jenë të pranishëm drejtues të instiutucioneve  më të larta shtetërore, diplomatë, atashe ushtarak, përfaqësues të komunave, të ftuar të tjerë dhe qytetarë të Kosovës. Manifestimi është i hapur për të gjithë qytetarët  e interesuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)