25 Prill 2024

Prokuroria Speciale nis hetim të Kushtetueses për falsifikim

Prishtinë, 4 mars - Është dashur të niste një hetim preliminar, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të dilte me sqarimin rreth akuzave për falsifikim që ia ka drejtuar Avokati i Popullit.

Hetimi është nisur nga Prokuroria Speciale, dhe Kushtetuesja e ka kualifikuar këtë si presion e shantazh.

Javën e shkuar Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka deklaruar se Kushtetuesja ka falsifikuar, kur e ka përfshirë emrin e gjyqtarit Robert Carolan në aktvendimin për mospranim të kërkesës për kushtetutshmërinë e vazhdimit të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, shkruan “Koha Ditore”.

Carolan ia ka dërguar Avokatit të Popullit një shkresë, në të cilën ka pohuar se nuk ka marrë pjesë në vendimmarrje sa i përket këtij rasti.

Mbështetur në këtë, Kurteshi ka nxjerrë konstatimin se, pa pjesëmarrjen e gjyqtarin Carolan, Gjykata nuk e ka pasur kuorumin e duhur prej 7 gjyqtarëve për të marrë vendim në këtë rast, prandaj e ka quajtur të pavlefshëm atë.

Dhe, Prokuroria Speciale menjëherë është aktivizuar për të parë nëse ka përfshirje të mundshme të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në vepër penale të falsifikimit.

Vendim për nisje të hetimeve nuk ka, por kryeprokurorja Sevdije Morina i ka shkruar Kurteshit, nga i cili ka kërkuar dosjen që ka të bëjë me lëndën rreth mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë që ua kishte vazhduar presidentja Atifete Jahjaga.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)