25 Prill 2024

1550 ankesa për verifikimin e kategorive të dala nga lufta

Prishtinë, 3 mars - Pas publikimit të listave fillestare të verifikuara nga zonat operative të UÇK-së, Karadakut, Llapit dhe Nerodimes, Komisioni qeveritar për verifikimin e ketyre kategorive është përballur me ankesa.

Udhëheqësi i sekretariatit të këtij Komisioni, Faik Fazliu ka thënë për ‘Epokën e re’ se deri tani mbi 1500 individë janë ankuar në këtë komision, duke pretenduar se u është bërë e padrejtë në këtë proces.

“Në mbledhjen që e patëm të hënën, komisioni qendror e ka miratuar rregulloren e punës së brendshme me të cilën do të shqyrtohen të gjitha ankesat. Është formuar një komision i ankesave, i cili në bashkëpunim me të gjithë përgjegjësit e zonave, do t’i rekomandojë komisionit qendror ndryshimet eventuale të listave, pas shqyrtimit të të gjitha ankesave”, ka thënë Fazliu.

Ai ka deklaruar se në këtë proces askujt nuk do t’i hyhet në hak, duke shtuar se komisioni do t’i marrë parasysh të gjitha faktet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)