28 Mars 2024

Demolli e Kastrati marrin pjesë në konferencën e NATO-s

Prishtinë, 2 mars - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri  Kastrati së bashku me një delegacion të Qeverisë së Republikës të Kosovës udhëtuan sot, në një vizitë dy ditore në Bruksel me ftesë të Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në NATO, ku do të marrin pjesë në takime dhe konferenca punuese të organizuar nga NATO.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Ministri dhe Komandanti do të kenë takime pune dhe konferenca,  që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë, mundësitë e trajnimit dhe shkollimit ushtarak,  bashkëpunimi ushtarak dhe rolin e NATO-s në Kosovë dhe më gjerë.

Në kuadër të delegacionit të MFSK-së është edhe  kolonel Ilir Qeriqi, Drejtor i Departamentit  për Bashkëpunim dhe Siguri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)