29 Mars 2024

Latif Merovci emërohet zëvendësdrejtor i AKI-së

Prishtinë, 27 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bazuar në Kushtetutë dhe në ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, kanë emëruar sot, zotëri Latif Merovcin, zëvendësdrejtor të AKI-së.

Emërimi i zotëri Merovcit, zëvendësdrejtor të AKI-së, u bë pasi Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, paraprakisht, kanë pranuar dorëheqjen nga detyra të zëvendësdrejtorit të deritashëm të AKI-së, zotëri Muharrem Ajetit, të cilin e kanë falënderuar për angazhimin dhe punën në ndërtimin e AKI-së. 

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa, duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në ligjin për AKI-në, kanë emëruar sot në detyrën e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së, zotëri Shkëlzen Sopjanin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)