20 Prill 2024

Arrestohen katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme kriminale

Prishtinë, 26 shkurt - Policia  e Kosovës, respektivisht  njësitet antidrogë, në luftën e pa kompromis kundër dukurive negative, krimit të organizuar dhe veçanërisht përpjekjeve për zbatimin e strategjive për luftimin e trafikimit me substanca narkotike, pas hetimeve disa mujore ka realizuar me sukses edhe këtë operacion policor.

Me datën 25 shkurt 2015 rreth orës 20:05, në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e katër (4) personave të dyshuar, shtetas të Republikës së Shqipërisë me inicialet:

1. B. M. viti i lindjes (1959),

2. Y. H. viti i lindjes (1961),

3. G. M. viti i lindjes (1991) dhe

4. N. M. viti i lindjes (1987),
                                
Këta persona janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale si:
 
Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
 
Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, etj.

Gjatë operacionit policor janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e substancave narkotike, pajisje, telefona, automjete dhe municione të llojeve të ndryshme që mund të përdoren si dëshmi dhe prova materiale, për procedurë të mëtejme ligjore.

Mbi 18 kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë (saktësisht: 18 kg e 514.8 gr.)

    1305 fishekë të kalibrave të ndryshëm
    2 automjete

· 9 telefona mobil

· dy peshore digjitale

· një pajisje për presim të narkotikëve

· 5 ngjitës për mbështjellje të narkotikëve

· dy folie të bardha për mbështjellje të narkotikëve.

Sendet e konfiskuara janë gjetur në pronën dhe përreth saj, të njërit të dyshuar tjetër, i cili ndodhet në arrati, me inicialet ( I. H.), viti i lindjes (1971).

Katër (4) të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga prokurori kompetent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)