18 Prill 2024

Ministri Hyseni po qëndron për vizitë në Itali

Romë, 26 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni po qëndron në një vizitë dy ditore në Republikën e  Italisë.

Gjatë qëndrimit në Itali, ministri Hyseni, sot pasdite, do të pritet nga homologu i tij, Angelino Alfano, ku do të diskutohet për bashkëpunimin në mes të dy shteteve në luftë kundër krimit të organizuar, si dhe për rendin e sigurinë .

Ndërsa, nesër në agjendën e ministrit Hyseni janë të paraparë takime me autoritete italiane të zbatimit të ligjit.

Vizita e ministri Hyseni në Republikën e Italisë është në vazhdën e bashkëpunimit të ndërsjellë të institucioneve të zbatimit të ligjit të të dyja vendeve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)