19 Prill 2024

Dyshime për prolongim të zgjedhjes së kryeprokurorit

Prishtinë, 31 janar - Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, është përballur me një varg kritikash nga disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të premten, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme.

Kjo mbledhje është thirrur dy ditë më parë prej katër anëtarëve: Idail Ismajli, Jetish Maloku, Bajram Ukaj dhe Sevdije Morina, të cilët kanë kërkuar që të diskutohet për procesin e nominimit të kryeprokurorit të Shtetit.

Ata po dyshojnë për prolongim të këtij procesi. Për këtë thirrje kishte shkruar dy ditë më parë gazeta “Koha Ditore”.

Të njëjtat shqetësime i kanë paraqitur edhe gjatë mbledhjes të premten. Anëtari Idail Ismajli, ka thënë se qëllimi i kësaj mbledhjeje është caktimi i afateve për përzgjedhjen e kryeprokurorit.

Më e ashpër është treguar anëtarja tjetër, Morina. Fillimisht ajo e ka kritikuar Hoxhajn për mostransparencë, pasi që kohët e fundit, qoftë gjatë gjithë mbledhjes, qoftë në disa pika të caktuara, nuk po lejohen të jenë të pranishme edhe mediet.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)