28 Mars 2024

1.400 certifikata lëshohen në ditë nga Komuna e Prishtinës

Prishtinë, 30 janar - Komuna e Prishtinës njofton se numri i certifikatave të cilat lëshohen brenda ditës në shërbimin e gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, duke përfshirë edhe Bashkësitë Lokale, arrin mesatarisht në 1.400 certifikata në ditë, shumica e të cilave lëshohen për banorët e Komunës së Prishtinës.

Mesatarisht, gjatë ditës në Bashkësinë Lokale në Ulpianë lëshohen 200 certifikata, në Bashkësinë Lokale në Dardani 100 certifikata, në Bashkësinë Lokale te Xhamia e Llapit 140 certifikata, në Bashkësinë Lokale në Taslixhe 60 certifikata, ndërsa në objektin e Komunës së Prishtinës 900 certifikata.

Shikuar në përqindje, 60 – 70 % e këtyre dokumenteve janë certifikata që qytetaret duhet t’i nxjerrin në rastet e udhëtimi jashtë vendit. Këtë më së miri e shpjegon fakti se shumica e prindërve në rastet kur i kërkojnë certifikatat për fëmijët e tyre, kërkojnë që edhe fotografia e fëmijës së tyre të jetë e bashkëngjitur në certifikatë.

Përndryshe, certifikata në të cilën është e bashkëngjitur fotografia ua mundëson fëmijëve që pa problem ta kalojnë kufirin me Serbinë. Shumë qytetarë që pajisen me certifikatë, vetë deklarohen në sportele se arsyeja e marrjes së certifikatave se ky dokument iu nevojitet për udhëtim.

Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar që të ofrojë shërbime sa më të shpejta dhe efikase për të gjithë qytetarët e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)