19 Prill 2024

Zvicra e gatshme për të vazhduar bashkëpunimin me MFSK-në

Prishtinë, 30 janar - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zoti Haki Demolli priti sot ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang.

Me këtë rast ministri Demolli, e ka falënderuar ambasadoren Lang si dhe ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e madhe që populli dhe shteti i Zvicrës po japin për Kosovën në shumë fusha.

Ministri Haki Demolli po ashtu e njoftoi ambasadoren me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, me procedurat për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) si dhe për bashkëpunimin e ngushtë që ka MFSK  me Ekipet Këshilluese të NATO-s që veprojnë në kuadër të ministrisë, me  NATO-n dhe shtetet e rajonit.

Ambasadorja Lang e ka përgëzuar z. Demolli për emërimin e tij në postin e Ministrit të MFSK-së, dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit të Zvicrës për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me Kosovën dhe në këtë kuadër edhe me FSK-në aty ku gjenden fushat me interes të përbashkët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)