23 Prill 2024

Bashkëpunimi me OSBE-në në fushën e drejtësisë premton rezultate

Prishtinë, 29 Janar – Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger me të cilin ka diskutuar për projektet dhe koordinimin e aktiviteteve në fushën e drejtësisë.

Ministri Kuçi, gjatë këtij takimi ka falënderuar Ambasadorin Schlumberger për kontributin që po jep OSBE në fushën e drejtësisë. Ministri ka diskutuar nismat e OSBE-së në fushën e sundimit të ligjit që po përkrahin Odën e Avokatëve të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Gjykatën Supreme, si dhe profesionit të noterisë.

Ministri Kuçi ka kërkuar mbështetje nga OSBE-ja si partner legjitim gjatë procesit të vlerësimit gjithëpërfshirës të sistemit të drejtësisë, që pritet të shpalosë arritjet dhe ngecjet e deritanishme në fushën e drejtësisë, si dhe të shërbejë si udhëzues i veprimeve në vijim.

Ministri Kuçi dhe Ambasadori Schlumberger, gjithashtu kanë folur për mbarëvajtjen e procesit të themelimit të Akademisë së Drejtësisë, që do të shërbejë si ombrellë e përgatitjes profesionale të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe personelit mbështetës.

Ministri ka informuar Ambasadorin për Strategjinë për Asistencë në Fushën e Sundimit të Ligjit, që do të shërbejë si udhëzim për koordinimin e përpjekjeve të donatorëve në mënyrë që të arrihen rezultate edhe më të theksuara në fushën e drejtësisë.

Schlumberger në anën tjetër,  i ka shpalosur projektet që po realizohen nga OSBE-ja në fushën e drejtësisë, duke përfshirë këtu organizimin e punëtorive për reformën legjislative, publikimi i buletinit të Gjykatës Supreme, organizimi i konferencës vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, rritja e bashkëpunimit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, rishikimi i performancës së profesionit të noterisë, mbështetja në themelimin e akademisë se drejtësisë dhe vazhdimi i ngritjes së përpjekjeve në adresimin e dhunës në familje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)