24 Prill 2024

Demolli priti ambasadorin e Norvegjisë Jan Braathu

Prishtinë, 29 janar - Ministri i FSK-së Haki Demolli,  priti sot ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu.

Në fillim ministri Demolli falënderoi ambasadorin për  urimin e shprehur për emërimin në detyrën e ministrit, duke vazhduar edhe me falënderimin për kontributin  që shteti i Norvegjisë ka dhënë dhe po jep në Kosovë, qoftë përmes prezencës ushtarake në KFOR, bashkëpunimit në mes të dy ministrive dhe me mbështetjen e shumë projekteve që janë donacion i shtetit norvegjez. Projekt konkret i  Ministrisë së Mbrojtjes të Norvegjisë që pritet të  realizohet është për ngritjen e integritetit dhe mbështetjen e kapaciteteve të personelit në Ministrinë e FSK-së.

Po ashtu ministri Demolli njoftoi ambasadorin Braathu  edhe me zhvillimet e procedurave  për  transformimin e FSK-së në FAK, për bashkëpunimin e ngushtë që po zhvillon MFSK me NATO-n dhe shtetet e rajonit.

Nga ana e tij ambasadori Braathu premtoi angazhimin konkret  në thellimin e bashkëpunimit të më tejmë në mes të dy ministrive, duke ndërmarrë veprimet edhe për përgatitjen e  procedurave për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy ministrive.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)