24 Prill 2024

Kosova dhe Shqipëria punojnë për thëllim të bashkëpunimit ndërkufitar

Prizren, 29 janar – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi, kanë organizuar takim të përbashkët ndërkufitar të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë Kosovë - Shqipëri, me temë: ”Bashkëpunimi ndërshtetëror në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare”.

Në këtë takim përveç krerëve të prokurorive, gjykatave, Policisë dhe doganave, kanë marrë pjesë edhe Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Elona Gjebrea, Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Prefekti i Qarkut të Kukësit, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera të qyteteve ndërkufitare.

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, para të pranishmëve tha se të gjithë e kemi të qartë se parandalimi dhe luftimi me sukses i kryerësve të veprave penale ndërkufitare dhe veprave tjera penale karakteristike, përveç që është obligim ligjor, është edhe në interesin e dy shteteve dhe qytetareve të këtyre vendeve.

“Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për të vazhduar përpjekjet drejtë arritjes se qëllimit të përbashkët për të luftuar në mënyrë efikase krimet ndërkufitare”, tha u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit.

 u.d. i Kryeprokurorit tha se bashkëpunimi dhe koordinimi ndërshtetërorë dhe ndërkufitar do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aksione konkrete, me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta.

Ky takim është përshëndetur dhe është vlerësuar edhe nga Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Ambasadori i Shqipërisë, Ambasadorja e Turqisë, Kryetari i Prizrenit dhe ai i Kukësit.

Me tej, pjesëmarrësit kanë diskutuar dhe kanë shprehur vlerësimin e tyre se bashkëpunimi i deritanishëm ndërkufitar Kosovë-Shqipëri është i mirë dhe se do të punohet për thëllimin e këtij bashkëpunimi.

Pjesëmarrësit e takimit u pajtuan në intensifikimin e takimeve të tilla me qëllim, siç thanë ata, të koordinimit sa më të mirë në luftë kundër krimeve ndërkufitare, rritjen e efikasitetit në shkëmbimin e informatave, unifikimin e legjislacionit, unifikimin dhe lehtësimin e procedurave doganore, shkëmbimin më të shpejt të informatave lidhur me bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në fushën penale etj.

Ky takim mbahet në vazhdën e takimeve të mëhershme koordinues ndërkufitare në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe ka për qëllimi koordinimin sa më të mirë të veprimeve dhe aktiviteteve bashkëpunuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)