20 Prill 2024

Sindikata e policisë e dënon dhunën në protesta

Prishtinë, 29 janar - Sindikata e Policisë e dënon fuqishëm sulmin me mjete të forta duke shkaktuar dhunë ku si pasojë një numër i policëve janë lënduar.
 
Kryetarja e SPK Valbona Kamberi Hoxha ka thënë së Sindikata e Policisë së Kosovës që nga themelimi i saj vazhdimisht ka theksuar se angazhohet fuqishëm për funksionim të shtetit juridik.

Kjo sipas saj nënkupton shkallën më të lartë të raporteve demokratike në shtet.

\"Sindikata si subjekt që mbron të drejtat e anëtarësisë së vet, të cilët janë zyrtarët policorë që për mision kanë zbatimin e ligjit, lidhur me ngjarjet e datës 24 dhe 27 janar 2015 reagon dhe dënon fuqishëm të gjithë ata qofshin individ apo grupe të caktuara që sulmuan me mjete të forta duke shkaktuar dhunë ku si pasojë e kësaj kemi një numër të madh të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të lënduar si dhe dëme të mëdha materiale në pronat publike dhe private, andaj kërkon që ndaj akterëve të merren masat e parapara ligjore\", thekson Kamberi Hoxha.

Kamberi ka shtuar me tutje se Policia e Kosovës është e popullit të Kosovës, e cila duke zbatuar në praktikë misionin fisnik të definuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjit të Policisë, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve të Republikës ka për detyrë tu ofroj rend, qetësi dhe siguri, e këtë e bëjnë çdo ditë dhe në vazhdimësi do ta bëjnë, prandaj theksojmë se çdo sulm mbi pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk mund të definohet ndryshe përpos akt i dhunshëm ndaj policisë të cilin e dënojmë ashpër .

Sindikata e Policisë ka theksuar se do të përkujdeset për të gjithë pjesëtaret e saj të Policisë së Kosovës të lënduar gjatë protestave të datës 24/27 janar dhe do t’i mbrojë në çdo aspekt juridik .



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)