19 Prill 2024

Gjykata e Apelit lë fuqi masat e sigurisë për 28 të dyshuarit

Prishtinë, 29 janar - Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e një grupi të pandehurve, kundër caktimit të masave të sigurisë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjykata vendosi që të mbeten në fuqi masat e shqiptuara nga ana e gjykatës së shkallës së parë, si në aktvendimet e saja ë të datës 30.12.2014, 06.01.2015 dhe 09.01.2015.

Sipas këtyre vendimeve 16 nga të dyshuarit do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj, 5 në arrest shtëpiak , ndërsa ndaj 7 të tjerëve është shqiptuar masa e paraqitjes në stacion policor.

Veprat për te cilat dyshohen këta persona janë: Organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste, nxitje e përçarjes, urrejtjes ose modulimit kombëtar, racor dhe fetar, regrutim për terrorizëm si dhe mbajte nën kontroll, pronësi, posedim apo shfrytëzim te pa autorizuar të armëve. Të gjitha këto te dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, vlerëson se qëndrojnë arsyet ligjore nga  neni 187 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për caktimin e masave të larte cekura, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer këto vepra.

Kjo për faktin  se ne rastin konkret kemi të bëjmë , me një grup të dyshuar  kriminal, të organizuar, për të cilin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore në vitit 2012, 2013 dhe 2014, iu kanë bashkangjitur grupit terrorist ne SIRI, të quajtur ISIS.

Po ashtu disa nga ta pandehurit përmasë mesazheve elektronike dhe formave tjera kanë bërë tirrje  publike tek qytetarët që të shkojnë në Siri dhe te radhiten përkrah grupeve terroriste.

Gjykata e Apelit vlerëson se parëndësia e saj ka vepruar drejt kur ka konstatuar, se heqja e këtyre masave, mund te ndikonte në rrjedhën normale te procedurës, përsëritjen e veprës penale, apo edhe ikjen ose arratisjen e te pandehurve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)