28 Mars 2024

Reinhardt: Kosova duhet ta ketë ushtrinë

Prishtinë, 28 janar - Ish-komandanti gjerman i KFOR-i, Klaus Reinhardt ka deklaruar se Kosova sikur çdo shtet tjetër duhet ta ketë ushtrinë e vet.

Ai ka treguar se Republikës së Kosovës i duhet një forcë e vogël mbrojtëse, e cila duhet të jetë në përputhje të nevojave të shoqërisë.

Sipas Reinhardtit, trajnimet profesionale që FSK-ja i ka mbajtur me forcat e NATO-s kanë treguar se kjo forcë i plotëson të gjitha kushtet të shndërrohet në Forca të Armatosura të Kosovës, raporton “Epoka e Re”.

I pyetur nëse edhe 15 vjet pas çlirimit është i nevojshëm qëndrimi i trupave të NATO-së në Kosovë, ai ka thënë se po të pyetej personalisht, KFOR-i do të largohej nga ky vend.

“KFOR-i nuk është më i nevojshëm pasi Kosova nuk është e rrezikuar. Kanë mjaftuar 15 vjet që edhe ju t’i merrni përgjegjësit. Por ky është vendim politik. Politika këtu e ka kërkuar prezencën e mëtejme të KFOR-it”, ka thënë Reinhardt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)