29 Mars 2024

Policia ka shoqëruar në stacione policore 160 protestues të dhunshëm

Prishtinë 27 janar - Policia e Kosovës deri në përfundim të protestës ka shoqëruar në stacione policore  (160) protestues të dhunshëm, për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Protesta e paparalajmëruar siç parashihet me Ligjin mbi tubimet publike, e realizuar nga organizatorët e kësaj proteste, ka filluar rreth orës 12:00 dhe ka përfunduar rreth orës 18:30, ku në bazë të vlerësimeve policore pjesëmarrës kanë qenë rreth dy mijë (2.000) protestues.

Si vazhdimësi e deklarimeve lidhur me mbarëvajtjen e protestës, e kemi bërë të ditur se rreth orës 12:45 minuta, pas fjalimeve nxitëse dhe dhënies së ultimatumit drejt policisë nga ana e organizatorëve, një grup prej disa protestuesve kanë filluar të sulmojnë policët duke hedhur gjësende të ndryshme, mjete të forta, mjete piroteknike në drejtim të njësiteve policore, të cilët detyrimisht janë dashur të intervenojnë për t’i parandaluar sulmet e tilla, duke përdorur mjetet policore të ligjshme.
 
Edhe përkundër përpjekjeve dhe thirrjeve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, për ndalje të sulmeve dhe dhunës së shfaqur nga ata protestues, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe të njëjtit kanë vazhduar me përshkallëzimin e dhunës dhe sulmeve ndaj policëve, duke përdorur edhe mjete të rrezikshme vdekjeprurëse siç është edhe koktej molotovi.
 
Si pasojë e vazhdimit të shprehjes së dhunës dhe hedhjes së mjeteve të forta, gurëve, kubëzave, shkëmbinjve të mëdhenj kilogramësh, koktej molotovi, mjete të mprehtë thikë dhe kontejnerëve të ndezur me zjarr të shtyrë në drejtim të zyrtarëve policorë, njësitet relevante policore janë detyruar që në vazhdimësi të intervenojnë, duke përdorur pajisjet e ligjshme policore për të vënë situatën nën kontroll, gjë e cila tanimë është arritur.
 
Dhuna e shfaqur nga ana e disa protestuesve  të pandërgjegjshëm, ka rezultuar me lëndimin e (72) zyrtarëve policorë, ku prej tyre dymbëdhjetë (12) kanë pësuar lëndime serioze, ndërsa (2) zyrtarë të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
 
Policia e Kosovës deri në përfundim të protestës ka shoqëruar në stacione policore  (160) protestues të dhunshëm, për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.
 
Po ashtu në bazë të informacioneve të pranuara nga Qendra Emergjente në Prishtinë, deri në këto momente (26) qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Gjatë kësaj proteste të dhunshme janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në automjetet dhe pajisjet përcjellëse policore, duke përfshirë edhe dëmtime të hapësirës dhe pronës publike.
 
Policia e Kosovës vazhdon në implementimin e planit policor dhe monitorimin e situatës, plan ky i cili vazhdon të ketë për qëllim primar garantimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen e lirë si dhe zbatimin e ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)