23 Prill 2024

Shënohet në Kosovë dita e mbrojtjes së të dhënave

Prishtinë, 27 janar - Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AShMDhP), në partneritet me Zyrën e BE-së në Kosovë,organizoi këtë javë në Prishtinë disa ngjarje, përfshirëshënimin e Ditës Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave. 

Një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të sektorit të medieve dhe organizata të shoqërisë civile është organizuar të hënën për të diskutuar balancimin në mes të së drejtës për qasje në dokumente publike dhe së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale. Sot, përfaqësues të autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave në rajon, shtetet anëtare të BE-së, AShMDhP, kompani të mëdha interneti, si dhe palë të tjera interesi diskutuan “Privatësia në Epokën Digjitale.

”Përfaqësuesja e  BE-së, Znj. Radica Nusdorfer foli për sfidat në lidhje me privatësinë në shekullin XXI dhe siguroi angazhimin e Bashkimit Evropian në asistimin e institucioneve të Kosovës në këtë fushë.

Që nga janari2015, projekti i financuar nga BE \"Mbështetje për institucionet e Kosovësnëfushën e mbrojtjes sëtë dhënave personale\" do të jetënë mbështetje të AShMDhP-së përnjë periudhë dyvjecare.

Ndërrezultatete projektitështërishikimigjithëpërfshirësilegjislacionit për mbrojtjen etë dhënavenë Kosovë,forcimi ikapaciteteveprofesionale të AShMDhP-sëdhestrukturës së sajorganizative, si dhe asistimi i AShMDhP-sënë realizimin e fushatës për ngritjen e vetëdijesimit \"Privatësia në Epokën Digjitale\".

Ditën Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave shënon ditën kurKëshilli i Evropës miratoiinstrumentine parë detyrues në lidhje membrojtjen e të dhënave- Konventën108, më 28 janar1981. Shtetet anëtaretëKëshillit të EvropësdhetëBashkimit Evropianfestojnëkëtë ditë si Ditën Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave.

Studentët që morrën pjesë në garën për fushatën më të mirë për ngritjen e vetëdijes lidhur me mbrojtjen e të dhënave do t\'i marrin cmimet e tyre nesër më 28 janar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)