23 Prill 2024

Policia e Kosovës u bën thirrje protestuesve që të protestojnë qetë

Prishtinë, 27 janar - Policia e Kosovës, ka njoftuar se protesta është duke u zhvilluar e qetë, përderisa njësitet policore janë duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Vlen të potencohet se plani policor në aspektin e sigurisë është duke u implementuar ashtu siç është paraparë, me ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe rritjen e perimetrit të sigurisë përgjatë objekteve të rëndësisë së veçantë.

Policia e Kosovës vazhdon të njohë të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi dhe nuk ka asnjë qëllim të pengimit të mbajtjes së protestës së paparalajmëruar dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve ashtu siç është deklaruar nga ana e organizatorëve.

Mirëpo, rreth orës 12:45 minuta, pas fjalimeve nxitëse nga ana e organizatorëve, një grup prej disa protestuesve kanë filluar të sulmojnë policët duke hedhur gjësende të ndryshme, mjete të forta, mjete piroteknike në drejtim të njësiteve policore, të cilat detyrimisht janë dashur të intervenojnë për t’i parandaluar sulmet e tilla, duke përdorur mjetet policore të ligjshme.

Policia e Kosovës u bën thirrje protestuesve që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)