28 Mars 2024

SHBA-ja vazhdon të mbështes misionin e KFOR-it

Prishtinë, 27 janar - Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, pati një takim dje me ambasadoren amerikane në Kosovë, shkelqësinë e saj Tracey Ann Jacobson, në kampin \"Film City\" Shtabin qendror të NATO-s, KFOR-it në Prishtinë.

Gjatë vizitës së parë të shkelqësisë së saj Jacobson në Shtabin qendror të KFOR-it, ajo diskutoi me Gjeneralin Figliuolo shumë tema në lidhje me zhvillimet më të fundit të situatës së sigurisë dhe socio-ekonomike në Kosovë.

U theksua gjithashtu roli efektiv i KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes, e cila mundeson zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike.

Gjatë takimit Gjenerali Figliuolo nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së kontigjentit amerikan që përbëhet prej rreth 700 ushtarëve, të vendosur kryesisht në Grupin Shumëkombësh Luftarak Lindje, me bazë në kampin \"Bondsteel\", dhe në Shtabin qendror KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për kontributin e SHBA-së, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e trupave të saj në terren që nga viti 1999 si pjesë e një force stabilizuese ndërkombëtare pas përfundimit të luftës.

Ambasadorja Jacobson theksoi se SHBA-ja po vazhdon të mbështes misionin e KFOR-it si një nga kontribuesit më të rëndësishëm.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)