29 Mars 2024

Ministri Demolli nesër nis vizitën zyrtare në Shqipëri

Prishtinë, 26 janar - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zotëri Haki Demolli,  me ftesë të ministres së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, zonjës Mimi Kodheli, sot, udhëton zyrtarisht  për në Tiranë.

Ministri Demolli, nesër, pra me 27 janar, duke filluar nga ora 09:30, në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, do të pritet solemnisht nga  Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë dhe ministrja  zonja Kodheli. 

Gjithashtu ministri i FSK-së, zotëri Haki Demolli dhe delegacioni i MFSK-së do të kenë takim me ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë, zonjën Kodheli dhe autoritetet e ministrisë të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura shqiptare.

Gjatë vizitës është paraparë edhe qëndrim i shkurtër   në repartet e Batalionit të Forcave Speciale të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe një varg takimesh e aktivitetesh të parapara të cilat do ti kontribuojnë bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të dy ministrive,  dy forcave dhe dy vendeve tona.

Kjo është vizita e parë zyrtare e ministrit të ministrisë për FSK, zotëri Haki Demolli,  në ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, prej që zotëri Demolli është emëruar ministër i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)