19 Prill 2024

RrGG: Të bëhen publik emrat e personave që shkaktuan dhunë

Prishtinë, 26 janar - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dënon dhunën që ndodhi pas përfundimit të protestës mbarë popullore të organizuar nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, me 24 janar.

RrGGK poashtu kërkon nga institucionet kompetente që të bëhen publik emrat e personave që shkaktuan këto akte dhune.

RrGGK po ashtu kërkon që përgjegjësit të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar për aktin e kryer si dhe të njëjtit persona të obligohen me ligj që të paguajnë dëmet e shkaktuara materiale, në mënyrë që me këto shpenzime të mos ngarkohen taksapaguesit e Kosovës.

Rrjetit i Grupeve të Grave të Kosovës (RRGGK) është të përkrahë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave anembanë Kosovës, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike, religjionin, moshën, nivelin e arsimimit, orientimin seksual apo aftësitë e kufizuara.

RrGGK përmbush misionin e vet përmes këmbimit të përvojave dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe ofrimit të shërbimeve.

Si Rrjet i 88 organizatave të grave nga të gjitha grupet etnike në tërë Kosovën, RrGGK avokon në emër të grave kosovare në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)