28 Mars 2024

Policia: Janë lënduar 19 zyrtarë policor dhe 4 qytetarë

Prishtinë 24 janar - Si vazhdimësi e informimit të opinionit të gjerë lidhur me protestën dhe mbarëvajtjen e saj, ju informojmë se si pasojë e sjelljeve të dhunshme të një grupi të protestuesve janë lënduar 19 zyrtarë policor dhe 4 qytetarë, disa prej tyre që kanë qenë brenda në lokale, lëndime këto të pësuara po ashtu nga gjuajtja e gurëve nga ana e protestuesve të dhunshëm.

Njësitet policore detyrimisht është dashur të intervenojnë për të vënë situatën nën kontrollë, ku kanë arritur të shoqërojnë 22 protestues të dhunshëm për intervistim në stacionet policore, për të vazhduar më pastaj me procedurat e parapara ligjore.

Po ashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të forta nga ana e protestuesve të dhunshëm, janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në objektin e Qeverisë së RKS-se, si dhe në disa objekte/lokale biznesi.

Policia e Kosovës vazhdon ti siguroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se do ti përmbushë objektivat e saja ligjore, duke ju ofruar siguri të gjithë qytetarëve, pronave të tyre private dhe atyre publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)