18 Prill 2024

Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së qeverisë

Prishtinë, 24 janar - Qytetarët të cilët janë mbledhur sot për të protestuar kundër minsitrit Jabllanoviq dhe shtetëzimit të Kombinatit “Trepça”, kanë filluar ta gjuajnë me gjësende ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. 

Ata duke gjuajtur me gurë në drejtim të ndërtesesë së qeverisë kanë arritur të thyejnë disa nga xhamat e ndërtesës.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij para protestuesve, ka thënë se një qeveri e cila nuk ka punët mirë me studentët e saj dhe me minatorët, atëherë ajo qeveri i ka ditët e numëruara sikurse Qeveria e Thaçit.

Kurti, ka thënë se sheshi para Qeverisë është parlamenti i vërtetë. \"Nga këtu ju ftojë të votoni për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe për kthimin e Trepçës nën menaxhimin e Kosovës\", tha ai.

“Ne sot, nga ky vend i japim ultimatum qeverisë 48 orë që ta shkarkojë Aleksandër Jabllanoviqin. Pra deri të hënën në orën 16:00, Isa Mustafa ka afat të shkarkojë ministrin Jabllanoviq”, tha Kurti, duke potencuar se Qeveria gjithashtu duhet ta sjell Ligjin për Trepçën.

Ai tha se nëse deri të hënën nuk e shkarkojnë Jabllanoviqin, të martën në orën 12 do të mblidhen sërish në shesh.

Edhe përfaqësuesja e shoqatës \"Thirrjet e nënave\", Nysrete Kumnova i ka bërë thirrje kryeministrit Mustafa që sa më parë ta shkarkoj Jabllanoviqin.

\" I dashur popull i Kosovës sot mua më kujtohet viti 2000 kur e gjitha Kosova ka qenë dy javë ditë në protestë para Teatrit Kombëtarë. Kemi qëndruar jashtë. I mbani mend djema e Gjakovës dhe gjithë Kosovës. Serbët na i vranë fëmijët, motrat, vajzat, vëllezërit. 12 mijë shqitparë u vranë u masakruan nga kriminelët serbë. 6 mijë konsideroheshin të zhdukur. Në mesin e tyre edhe djali im i vetëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)