25 Prill 2024

Vjedhë 420 euro, dënohet 8 muaj burg dhe 800 euro gjobë

Mitrovicë, 24 dhjetor - Gjykata Themelore në Mitrovicë- Departamenti i Përgjithshëm, shpalli Aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B. G, mashkull-shqiptar nga Komuna e Mitrovicës, pasi i njëjti është gjendur fajtorë për kryerjen e tri veprave penale “Vjedhje”, nga neni 325 paragrafi. 1 dhe 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa për këtë, atij ju shqiptua dënimi unikë në kohëzgjatje prej 8 muajve burg dhe 800 euro gjobë.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar se i pandehuri në tri raste të ndryshme ka vjedhur kuleta nga tri qytetare me rreth 420 euro vlerë.

Në Aktgjykim thuhet se i pandehuri në rastin e parë në maj të vitit 2013, në një dyqan në Mitrovicë me qëllim të përfitimit të pasurisë së kundërligjshme, e kishte vjedhur një kuletë nga çanta e të dëmtuarës S.A, në brendinë e së cilës ka pasur një patentë shoferë, një letërnjoftim, dy kartela të bankës dhe një unazë-ari në vlerë prej 70 euro.

Në rastin e dytë i pandehuri me datën 22 nëntor 2013, afër një qendre tregtare në Mitrovicë po ashtu me qëllim të përfitimit të pasurisë së kundërligjshme që vetit t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshëm, e kishte vjedhur kuletën e të dëmtuarës F.I, e cila në brendinë e saj kishte 35 euro dhe disa kartela bankare.

Në rastin e tretë i pandehuri me datën 27 korrik 2014 po ashtu në një qendër tregtare në Mitrovicë, me qëllim të përfitimit të pasurisë së kundërligjshme, i kishte vjedhur kuletën të dëmtuarës S.Z, ku në atë kuletë e dëmtuara kishte pasur një telefon në vlerë prej 200 eurove, para të gatshme 115 euro dhe dy kartela të bankës.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor lidhur me kryerjen e veprave penale i pandehuri e kishte pranuar fajësinë.

Për këtë, të pandehurit ju shqiptua dënimi i lartcekur i cili do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së Aktgjykimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)