16 Prill 2024

Ndahet çmimi për drejtësi “Heroi Sali Çekaj”

Prishtinë, 22 dhjetor - Në një ceremoni të organizuar për nder të festave të fundvitit, nën patronatin e  Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në të cilën kanë marrë pjesë ministra, ambasadorë, përfaqësues të EULEX-it, Zyrës së BE-së, gjykatave, prokurorive dhe përfaqësues të institucioneve tjera, është ndarë çmimin për drejtësi “ Heroi Sali Çekaj”.

Në fjalën e tij para të pranishmëve Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi tha se ky takim shënon më shumë se festën e fundvitit, fillimisht duke shënuar rrugëtimin tonë për katër vitet që lamë pas dhe aspiratat për katër vitet e ardhshme, njëherit  edhe ndarjen e çmimit për drejtësi për të gjithë ata të cilët kanë kontribuar për drejtësinë në vendin tonë.

\"Para katër viteve u pata drejtuar me fjalën time para jush se do ta ndërtojmë arkitekturën e drejtësisë, dhe do ti vendosim disa standarde në drejtësi. Sot pas katër viteve, e shohim se drejtësia në vendin tonë e ka një arkitekturë, ku kemi ligje të mira dhe moderne, kemi ndërtuar mundësit që të kemi gjyqtarë, prokurorë dhe njerëz të drejtësisë me dinjitet dhe me mandat të përhershëm dhe me qasje të jashtëzakonshme për të drejtat dhe dinjitetin e tyre.\"

\"Po ashtu, kemi krijuar kushte të veçanta për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, kemi nxjerr shumë ligje të cilat kanë garantuar dhe themeluar institucionet e reja, të cilat kanë ndihmuar drejtësinë, por edhe shërbimet e qytetarëve, duke ndërtuar kështu noterinë, ndërmjetësimin, arbitrazhin, përmbaruesit privat, administratorët falimentues dhe një varg institucionesh tjera, përfshirë këtu Institutin për Hulumtime të Krimeve të Luftës, Agjencinë për Administrimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, dhe po ashtu, kemi bërë Avokatinë e Shtetit dhe shumë institucione të cilat janë funksionale në vendin tonë. Kemi ndërtuar edhe objekte të përshtatshme për shumë institucione, shumë gjykata dhe prokurori, pallatin e drejtësisë, është ndërtuar Burgu i Sigurisë së Lartë, sektori për Dëshmitarë të mbrojtur, jemi në përfundim të Qendrës Korrektuese në Prishtinë dhe në Gjilan, besoj që këtë mandat do të fillojmë me ndërtimin e Qendrës edhe në Pejë dhe Prizren, me filozofinë time që burgjet duhet të hiqen nga qendra e qytetit\", ka thene Kuqi.

Këtë vit ky çmim është ndarë për të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në drejtësinë e vendit tonë.

Me çmimin për drejtësi “Heroi Sali Çekaj”, u nderua:

Bajram Kelmendi, Post mortem, “Për kontributin e jashtëzakonshëm jetësorë për Drejtësi në Kosovë përmes punës së tij profesionale”.

Adem Bajari, Post mortem “Për kontributin e jashtëzakonshëm jetësorë për Drejtësi në Kosovë përmes punës së tij profesionale”.

Fazli Balaj, Post mortem, “Për kontributin e jashtëzakonshëm jetësorë për Drejtësi në Kosovë përmes punës së tij profesionale”.

Ish Kryeprokurori, Ismet Kabashi , “Për kontributin e jashtëzakonshëm jetësorë për Drejtësi në Kosovë përmes punës së tij profesionale në Sistemin Prokurorial”

Gjyqtari,  Nebojša Boričić  “Për kontributin e jashtëzakonshëm për Drejtësi në Kosovë përmes punës së tij  profesionale në Gjykatën Supreme të Kosovës”.

Prokurori, Elez Blakaj “Për kontributin e jashtëzakonshëm për Drejtësi në Kosovë përmes punës së tij profesionale në Prokurorinë e Themelore në Prishtinë”.

Akademik, Esat Stavileci, “Për kontributin e veçantë në Drejtësi përmes punës së tij akademike dhe shkencore”.

Prof. Dr., Osman Ismaili, “Për kontributin e veçantë në Drejtësi përmes punës së tij akademike dhe shkencore”.

Prof. Dr.,  Nysret Gacaferri, “Për kontributin e veçantë në Drejtësi përmes punës së tij akademike dhe shkencore”.

Bernadetter Robberts – Zv. Shefe e Seksionit Politik në Ambasadën e SHBA në Prishtinë, “Për merita të veçanta në forcimin e sistemit të Drejtësisë në Kosovë”.

Peter Bach  -  Shef i Divizionit për ngritje të kapaciteteve në EULEX, “Për merita të veçanta në forcimin e sistemit të Drejtësisë në Kosovë”

Studentja, Ylberina Softolli “Për arritje te larta akademike dhe përfaqësim të Kosovës në konferenca ndërkombëtare”.

Çmimin për drejtësi iu është ndarë edhe bashkëpunëtorëve tanë në afërt, të cilët kanë ndihmuar në arritjen e një pjese të madhe të këtyre sukseseve : Zymer Jashari, Mbikëqyrës i Lartë Qendra Korrektuese Smrekonicë dhe Shukrije Mustafa, Oficere Korrektuese -Qendra e Paraburgimit, Lipjan.

Çmimi për Drejtësi “Heroi Sali Çekaj”, është çmimi më i lartë që jepet nga Qeveria e Republikës së Kosovës për kontribut të jashtëzakonshëm për Drejtësinë në Kosovë, brenda apo jashtë vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)