29 Mars 2024

FARK-u mund të përplasë koalicionin

Prishtinë , 21 dhjetor - Kuvendi i Kosovës këtë mandat do të ketë shumë sfida para vetës, që do të jenë shumë të mëdha dhe njëkohësisht të rëndësishme. Një ndër to pritet shndërrimi i FSK-së në ushtri të Kosovës.

LDK-ja në mandatin e kaluar ka kërkuar me ngulm që në termin e ushtrisë të futet edhe termi Republikë, por që partia në pushtet, PDK-ja, propozoi të quhej vetëm Forcat e Armatosura të Kosovës.

Pritet përplasje për emërtimin në të ardhmen ndërmjet partnerëve të koalicionit.

Armend Zemaj, deputet nga LDK, thotë se nuk mund të paragjykojë se a mund të ketë përplasje mes PDK-së dhe LDK-së për emërimin e ushtrisë, por tha se ata që mendojnë se nuk duhet të përfshihet emërimi Republikë, kanë qëllime të dëmshme.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)