25 Prill 2024

Besnik Berisha: Tenderi i pasaportave shkonte si në pazar

Prishtinë,  18 dhjetor - Për menaxherin e Prodhimit të Dokumenteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besnik Berisha, verdikti i gjykatës në rastin kundër Natali Veliajt dhe të tjerëve nuk nënkupton vënien e kapakut ndaj problemit.

Në fakt, për Berishën, fundi i këtij procesi gjyqësor nënkupton nisjen e një procesi tjetër.

Tash Besnik Berisha po mendon të nisë një betejë të re ligjore kundër ish ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë, Ilhami Gashi, kryeshefit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, Blerim Camaj dhe menaxheres së personelit në ministri, Vjollca Bruqi.

“Me veprimet që i ka bërë Ministria ndaj meje me pezullim parandalues pasi që thuhet se prezenca ime në zyrë i pengon hetimet. Arsyetimi ka qenë keqmenaxhim dhe marrëdhënie të këqija ndërnjerëzore”, tha Berisha në një intervistë për KallxoLive.

Berisha thotë se ai si përgjegjës i prodhimit të pasaportave thotë se ka qenë i angazhuar në prodhimin e tyre, por jo edhe në menaxhimin e kontratës, pasi që kjo thotë t’i jetë mohuar nga ish sekretari Gashi.

“Nuk e di pse nuk ma ka dhënë menaxhimin e kontratës. Jam ankuar te ministri Rexhepi dhe ai më ka thënë se do të bisedojë për këtë, por aty ka mbet”, shprehet ai.

“Ka pas problem në implementim të procesit të tenderimit për pasaportat. Nuk na është lajmëruar me kohë kur vijnë pajisjet... Ka qenë në njëfarë forme sikur në pazar”, thotë ai.

Por Besnik Berisha shprehet se buxheti i shtetit nuk është dëmtuar nga ky skandal.

Në këtë intervistë ai mohoi të ketë marrë ndonjëherë mito nga e akuzuara kryesore, Natali Veliaj, e cila është dënuar sot me 12 vjet burg, 25 mijë euro gjobë, konfiskim të banesës dhe, së bashku me të akuzuarin tjetër Fisnik Blakaj, kthim të shumës prej 1.4 milionë euro në xhirollogari të kompanisë austriake për prodhimin e dokumenteve OeSD, e cila ishte fituese e tenderit për prodhimin e pasaportave të Kosovës.

Berisha thotë se ish ministri Rexhepi i ka shkaktuar atij dëm moral.

“Ministri më ka shkaktuar problem, më ka largu nga puna 11 muaj padrejtësisht. Ka shpallë konkurs dhe ma ka zënë vendin e punës padrejtësisht. Dëmshpërblimin do ta kërkoj si e parashikon ligji, mund të jetë dëmshpërblim moral por edhe me para”, thotë Berisha. /kallxo.com/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)