26 Prill 2024

Shqipëria vazhdon të përkrahë Kosovën në fushën e sigurisë

Prishtinë, 18 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.

Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë dhe në bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë.

“Të dyja vendet tona historikisht dihet se kanë pasur marrëdhënie të mira vëllazërore dhe këto marrëdhënie do të vazhdojnë të jenë edhe më tej, duke u forcuar çdo herë e më shumë”, tha ministri Hyseni.

Ambasadori shqiptar, Minxhozi, uroi ministrin Hyseni  për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme. Ai tha se shteti i Shqipërisë do të vazhdojë të përkrahë Kosovën,  Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)