28 Mars 2024

17 vjet nga paraqitja e parë publike e UÇK-së

Prishtinë, 28 nëntor - Sot bëhen 17 vjet që kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë publikisht.

Ishte treshja e këtij formacioni, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe dëshmori Mujë Krasniqi, ata që më 28 nëntor të 1997-së, në fshatin Llaushë të Skenderajt kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së.

Kjo ndodhi dy ditë pas rënies heroike të familjes Jashari në Prekaz, dhe pas sulmeve guerile në Vojnik.

Forcat serbe në atë kohë kishin vrarë po në Llaushë, mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.

Në këtë ceremoni varrimi, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, u bë dalja e parë publike e UÇK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)