26 Prill 2024

Kosova e Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për akademitë policore

Prishtinë, 27 nëntor - Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Akademia Policore e Shqipërisë (APSH), nënshkruan dje në Tiranë Marrëveshje të Bashkëpunimit. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi dhe  drejtori i Akademisë Policore të Shqipërisë, Bilbil Mema.
 
Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i bashkëpunimit reciprok në mes të dy institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike në fushat e trajnimit, studimit, hulumtimit, zhvillimit, si dhe në marrëdhëniet me publikun.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Policia e Kosovës i dorëzojnë Akademisë Policore të Republikës së Shqipërisë dy kurset e trajnimit: trajnimi themelor për policinë  dhe menaxhimi i vijës së parë. 

Po ashtu Akademia e Kosovës për Siguri Publike  i dorëzoi Akademisë Policore të Republikës së Shqipërisë “Programin Studimor Bachelor në Sigurinë Publike”, si dhe 18 dokumente tjera të më të rëndësishme të AKSP-së.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori Bilbil Mema tha se me këtë marrëveshje  u mundësohet të dy akademive bashkëpunimin institucional me interes tepër të madh për të dyja vendet.

Ndërsa drejtori i AKSP-së, Ismail Smakiqi, falënderoi drejtorin Mema për pritjen në Akademi dhe vlerësoi se do të jetë në dispozicion të Akademisë së Shqipërisë për çfarëdo që të kenë nevojë, në mënyrë që të dy akademitë të jenë model jo vetëm në rajon por edhe më gjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)