28 Mars 2024

Ministria e FSK-së, bëhet me objekt të ri

Prishtinë, 26 nëntor -   Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), shënimin e ditës se kësaj force nuk e ka pasur të vetmin gëzim. Pas ceremonisë qendrore për shënimin e Ditës se FSK-së, me ceremoni ushtarake, është përuruar objekti i ri i kësaj ministrie.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka deklaruar se ndihet i gëzuar për këtë objekt, pasi për 15 vite pjesëtarët e kësaj force kanë punuar në kushte jo edhe aq të volitshme. “Të nderuar kolegë, jam i sigurt se ju do të ndiheni mirë duke punuar në këtë ndërtesë. Për më shumë, duke pasur një ndërtesë moderne, ju do të keni më shumë mundësi të përqendroheni më lehtë në detyrat e juaja dhe do t’i kryeni ato me më shumë sukses”, ka thënë Çeku. Objekti ka një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë dhe ka kushtuar mbi 5 milionë e 700 mijë euro.

Objekti i ri i Ministrisë se FSK-së është ndërtuar në hapësirat e Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)