23 Prill 2024

Të akuzuarit për rrezikim të trafikut i zbutet dënimi

Prishtinë, 26 nëntor - Kolegji penal i Departamentit të  Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit, aprovoi pjesshëm ankesën e mbrojtësit të  akuzuarit S. Ferati, të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë me anë të një aktgjykimi, e  kishte dënuar me 6 vjet burgim, si fajtor për veprën penale, rrezikim i trafikut publik.

Kështu, Gjykata e Apelit, vendosi të  ndryshoj vetëm vendimin mbi dënim, dhe të akuzuarit i shqiptoi 5 vjet burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 26.09.2013.

Gjykata e shkallës së parë me rastin e caktimit të lartësisë se dënimit të akuzuarit Ferati, si rrethanë lehtësuese, ka vlerësuar faktin se i njëjti ka shprehur keqardhje , i ka kërkuar falje familjes se viktimave të aksidentit dhe se është prind i katër fëmijëve.

Ndërsa si rrethanë renduese, e ka vlerësuar peshën e rëndë të veprës penale, që ka rezultuar me dy vëllezër të vdekur , tre persona më lëndime të rënda dhe dy me lëndime të lehta trupore, tejkalimin e shpejtësisë, si dhe faktin që i njëjti ka qenë i dënuar më parë me gjobë.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, gjykata e shkallës së parë drejtë ka konstatuar rrethanat lehtësuese, por gabimisht elementet e veprës penale i ka konsideruar si rrethanë renduese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)