19 Prill 2024

Bamieh mohon akuzat se ka fshehur prova për rastin “Sekiraça

Prishtinë, 26 nëntor - Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, ka mohuar akuzat e ish-kolegëve të saj se ajo ka fshehur prova për rastin “Sekiraça”.

Në një komunikatë dërguar medieve, Bamieh ka theksuar se është e befasuar me deklaratat e ish-kolegëve të saj, të cilët sot gjatë seancës në rastin Sekiraça thanë se ajo ka fshehur fakte.

“Jam shumë e befasuar me deklaratat e ish-kolegëve të mi të bëra sot gjatë seancës në rastin Sekiraça. Ky është një rast të cilin EULEX-i ka dashur ta ndalojë që nga fillimi i tij pasi që dëshmitarët kishin bërë akuza kundër Francesco Florit”, ka thënë Bamieh.

“Nuk kam fshehur ndonjë provë apo dëshmi nga gjykata dhe kjo është një akuzë e rëndë për të cilën do të kërkoj përgjegjësi”.

Ajo ka zbuluar se zyra e saj është kontrolluar pa qenë ajo e pranishme dhe sipas saj kjo është në kundërshtim me të gjitha procedurat hetuese. “Kushdo ka mundur të vendosë dëshmi aty. Nuk jam duke thënë që një gjë e tillë ka ndodhur pasi që ende besoj në kolegët e mi, pavarësisht rrethanave të vështira nëpër të cilat jam duke kaluar”, ka shtuar ajo.

Bamieh ka thënë se EULEX-i është duke i dhënë drejtim të gabuar dëshmive dhe sipas saj për këtë ekziston shpjegimi ligjor.

“Mua nuk më kanë dhënë mundësi që të transferoj rastet e mija tek prokurorët e tjerë dhe askujt nuk i lejohet të flasë me mua. Sikur të lejohesha të transferoja punën time si duhet këto akuza nuk do të ishin bërë”, thuhet në komunikatën e saj.

“Kërkoj publikisht që të di se për çfarë dëshmi të fshehura bëhet fjalë. Pse do të fshihja dëshmi dhe t’i lija ato në zyrën time? Kërkoj të di se çfarë kanë thënë prokurorët për këtë çështje në gjykatë?”.

“Sidoqoftë, unë do të përgjigjem në të gjitha çështjet që ngrehen nga hetuesi special dhe do të kërkoj që kjo çështje të hetohet deri në fund”, ka thënë Bamieh. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)