25 Prill 2024

Shënohet Dita për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë

Prishtinë, 26 nëntor - Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK organizon shënimin e Ditës së Hapur për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë 2014.

Kjo ngjarje do të shërbej për avancimin e dialogut ndërmjet zyrtarëve të lartë të OKB-së dhe udhëheqëseve dhe aktivisteve të shoqërisë civile.

Me këtë rast, do të diskutohen arritjet dhe sfidat në zbatimin e rezolutës 1325 të OKB-së për gratë, paqen dhe sigurinë, që nga miratimi i saj në vitin 2000.

Diskutimet që do të zhvillohen gjatë Ditës së Hapur pritet të rezultojnë me rekomandime për përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në të gjithë sektorët në Kosovë, si dhe në parandalimin dhe trajtimin e dhunës kundër gruas dhe të shkeljeve të tjera të drejtave të gruas.

Rezoluta 1325 ishte rezoluta e parë e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së për gratë, paqen dhe sigurinë.

Kjo rezolutë ndryshoi mënyrën se si bota mendon për gratë, luftën dhe paqen.

Përgjatë historisë, gratë janë ndikuar në mënyrë tjetër se meshkujt nga konfliktet e armatosura, por përkundër kësaj nuk janë përfshirë në negociatat për paqe e as në procesin e ndërtimit të paqes.

Rezoluta 1325 synon të trajtoj këto pabarazi si dhe të promovoj rolin e rëndësishëm të grave në të gjitha aspektet e shoqërisë dhe ndërtimit të paqes, duke njohur njëkohësisht se pjesëmarrja e gruas ndikon në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

 Rezoluta iu bën thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt të zbatojnë masa të veçanta për mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna gjinore, posaçërisht nga dhunimi dhe format e tjera të abuzimit seksual, gjatë konflikteve të armatosura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)