26 Prill 2024

Refuzohen ankesat e 9 të pandehurve për vazhdimin e paraburgimit

Prishtinë, 21 nëntor - Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i  Gjykatës së Apelit, refuzoi si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve L. Brovina, B. Petrovski, A. Hocaoglu, A. Bakiqi, N. Zeqiri, D. Gorani, E. Muhaxheri, M. Abazi dhe R. Emra, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 07.11.2014.

Personat në fjalë dyshohen për në serë veprash penale si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit si dhe ushtrim u kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit,pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuara, ngase aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë PPRKR.nr.286/2014, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar, se te pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.

Nisur nga kjo, Gjykata e Apelit konstaton se ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj tyre, ngase masat e tjera të parapara me ligj, janë të pamjaftueshme për sigurinë e prezencës së të pandehurve në këtë fazë të procedurës.

Njëkohësisht gjykata druan se me shqiptimin e masave tjera, të pandehurit do të  mund të iknin ose arratiseshin,të ndikonin në rrjedhën e procedurës, apo të kryenin ose përsëritnin veprat penale për çka dyshohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)