29 Mars 2024

Arrestohet një i dyshuar për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist’

Prishtinë, 20 nëntor -  Drejtoria Kundër Terrorizmit në koordinim me Drejtorinë Rajonale të Prishtinës dhe me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ka realizuar një operacion policor në qytetin e Prishtinë.

Operacioni policor është realizuar nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale ‘organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist’.

Lidhur me këtë rast është arrestuar personi i dyshuar:

•    B. B.         i lindur me 1985        m/sh/k   

I dyshuari dyshohet se ka kryer veprën penale sipas nenit 143 të kodit Penal të Kosovës, i cili ka qenë në kërkim nga policia nga 11 gushti i vitit 2014 dhe ka qëndruar në arrati deri më tani.

Të gjitha veprimet policore për këtë rast janë kryer nën autorizimin e Prokurorisë Themelore, kurse të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)