20 Prill 2024

Çeku: Forcat e Armatosura të Kosovës, po krijohen

Prishtinë, 30 tetor –  Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës (MFSK), Agim ceku, ka deklaruar se janë duke punuar shumë në kuadër të misionit aktual të FSK-së si dhe në planifikimin e ngritjes së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ai këto komente i bëri ne Konferencen e përbashkët e bashkëpunimit FSK dhe partnerët, në të cilën morën pjesë: ministri i MFSK-së, z. Agim Çeku, zëvendësministrat MuhametLatifi dhe BejtushGashi, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant KadriKastrati, zëvendëskomandanti i FSK-së dhe komandant i KFT-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, oficerë dhe zyrtarë të lartë të MFSK-së, drejtori i NLAT-it, gjeneral brigade Peter Braunstein, drejtori i NAT-it, z. Kevin Lynch, përfaqësues të ambasadës amerikane, atashetë ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të NATO-s, të NLAT-it, si dhe përfaqësues ushtarak të ushtrive të regjionit, etj.

Punimet e konferencës i hapi kolonel Ilir Qeriqi, drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri në Ministrinë për FSK-në. Në konferencën e përbashkët për bashkëpunim me partnerët u mbajtën tri referenca-prezantime: Procesi i implementimit dhe planifikimit strategjik në MFSK pas rekomandimeve të RSSS-së, Procesi i planifikimit operacional, prioritet dhe koncepti i trajnimit dhe e treta, Bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ministri i MFSK-së, z. Agim Çeku me këtë rast, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit si dhe falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për ngritjen profesionale të FSK-së dhe zhvillimit dhe transformimit të saj në Forcat e Armatosura të Kosovës.  Ne jemi duke punuar shumë në kuadër të misionit aktual të FSK-së si dhe në planifikimin e ngritjes së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Kosovës. Parim i ynë i bashkëpunimit është transparenca me të gjithë partnerët tanë si dhe me qytetarët. Në fund të fjalës së tij, ministri Çeku, tha: “Ne e dimë vlerën e ndihmës tuaj, sukseset i kemi arritur së bashku me ju, po ashtu  edhe në të ardhmen kemi nevojë për mbështetjen tuaj si partnerë dhe anëtar të NATO-s”.

Me nga një referencë, më pastaj u paraqiten, gjeneral brigade Peter Braunstein, drejtori i NLAT-it, (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s), oficeri i Ushtrisë Amerikane Robert Mattheëson me mision në NATO, Kevin Lynch, drejtori i NAT ( Ekipit Këshillues të NATO-s) etj.

Konferenca i vazhdoi punimet me referimet për temat: Rishikimi Strategjik i Sektorit të Sigurisë, Planifikimi i operacioneve, trajnimeve dhe zhvillimi i njësive dhe Bashkëpunimi ndërkombëtar.

Pas punimeve të Konferencës pritet të thellohet dhe konkretizohet edhe më tej bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar, NATO-n dhe vendet e regjionit në të mirë të sigurisë së përgjithshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)