29 Mars 2024

Monument‬ në ‪‎Prishtinë,‬ kundër ‪racizmit‬ serb ndaj shqiptarëve

Prishtinë, 24 tetor - Një qytetar i Prishtinës, më saktësisht Sokol Havolli, ka postuar në facebook një ide interesante, se si Prishtina mund të bëhet me një monument kundër racizmit.

Sipas ideatorit, ky simbol kundër racizmit do t’a njoh botën me racizmin serb ndaj shqipëtarëve.

Më poshtë po e postojmë të plotë idenë e Sokolit:

Me qenë se bota nuk e njeh ‪#‎racizmin‬ e sponsoruar nga shteti Serb, duhet të fillojmë që këtë t’ua vendosim para syve të tyre. Është mirë që në #Prishtinë të vendoset memoriali kundër racizmit të sponsoruar nga shteti Serb ndaj Shqiptarëve. Një ide që e kemi elaboruar qe një kohë të gjatë me Artan Krasniqin, por se tash, pas ndeshjes u rikthye në aktualitet, është se ky memorial mund të jetë:

1) Një gurë i madh rreth 2-3 metra në qytet (simbol i fortësisë së urrejtjes serbe ndaj shqiptarëve).

2) Në të, të gdhenden disa fakte historike mbi urrejtjen Serbe ndaj Shqiptarëve si p.sh. : “Iseljenju Arnauta” apo Shpërngulja e Shqiptarëve (memorandumi i Akademisë Serbe).

3) Citate nga mediet serbe që kanë shërbyer si makineri e shtetit për nxitje të urrejtjes dhe racizmit kundër Shqiptarëve.

4) Të gdhendet në këtë gurë edhe thirrja: “Ubi, Zakolji da Šiptar ne postoji”

5) Të ketë edhe tabela shpjeguese në shumë gjuhë të botës afër këtij memoriali në mënyrë që çdo i huaj ta shohë këtë urrejtje të sponsoruar nga shteti serb.

6) Të promovohet si ndër monumentet më të rëndësishme në qytet nga ‪#‎Komuna‬ e ‪#‎Prishtinës‬.

Ky monument do të ishte i përkohshëm dhe do të rrënohej në mënyrë simbolike nëse:

1) Shteti serb kërkon falje për okupimin shumëvjeçar të Kosovës.

2) Kërkon falje zyrtare për vrasjen e mbi 15000 Shqiptarëve në luftën e fundit.

3) Kërkon falje zyrtare për shpërnguljen e 1 milion Shqiptarëve nga lufta e fundit.

4) Dënon deklarativisht dhe me ligjet në fuqi thirrjet raciste kundër Shqiptarëve, që i bëjnë qytetarët Serb.

Ballkani është i mbushur me urrejtje etnike, por dallimi në mes të vendeve tjera dhe Serbisë është se shteti serb është sponsori kryesor ideologjik dhe financiar i kësaj urrejtje!

Kontribuoni në idenë, që ta bëjmë edhe propozim formal në Komunën e Prishtinës!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)