28 Mars 2024

FSK mban ushtrimin fushor “Shqiponja 3”

Pejë, 23 tetor - Sot në ish kazermen e Forcave të Armatosura të Kosovës në Pejë, Ministria për Forcën e Sigurisë organizon aktivitetetin e ushtrimit fushor “Shqiponja 3” të  Forcës së Sigurisë së Kosovës.  

Në këtë ushtrim do të bëhet:  Testimi i Gatishmërisë Operacionale të kapaciteteve për mbështetje të autoriteteve civile. Kërkim-Shpëtimi Urban, Eliminimi i Mjeteve të Pashperthyera (EOD), Materie të rrezikshme, Evakuim mjekësorë me helikopter.    

Në “Ditën e Vipave” për të përcjellë operacionet kryesore të ushtrimit të pranishëm do të jenë: Ministri i FSK-së, Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendësministrat e FSK-së, Muhamet Latifi, Bejtush Gashi dhe Jasmina Vasiqi, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Rrahman Rama, Sekretari i përgjithshëm, z. Shkelzen Syla, të gjithë gjeneralët e FSK-së, atashetë ushtarak të akredituar në Kosovë, përfaqësues të  KFOR-it, drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, drejtori i Agjencisë për menaxhimin e Emergjencave, Fadil Kodra dhe të ftuar të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)